Rregullat e aplikimit

Festivali i pranon filmat dokumentarë të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë me tema nga të drejtat e njeriut.
Vetëm dokumentarët që nuk janë përfshirë në edicionet paraprake të Festivalit NJË BOTË në Prishtinë mund të hyjnë në programin garues. Pjesëmarrja e filmit në festivale të tjera nuk e përjashton të drejtën e aplikimit në këtë Festival.

Pranohen vetëm aplikimet që përmbajnë formularin on-line të plotësuar si dhe DVD-në e filmit. Për çfarëdo problemi a kërkese na shkruani në oneworld@njebote.com ose telefononi në +377 44 234 842.

DVD-në dërgojeni te: Një Botë / KMDLNj, Rr. Nëna Terezë nr. 24/2 – I/I, Prishtinë, Kosovë. Për shkak të numrit të madh të pranimeve, kopjet e DVD-ve nuk do të kthehen.

Apliko Online
 

Ballina

Rreth Festivalit

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar për të Drejta të Njeriut NJË BOTË/ONE WORLD organizohet në Prishtinë nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) që nga viti 2000 duke qenë pjesë e Festivalit JEDEN SVET/ONE WORLD me seli në Pragë. Në nëntë edicionet paraprake të Festivalit NJË BOTË në Prishtinë janë shfaqë rreth 250 filma dokumentarë me tema të shkeljeve drastike të të drejtave të njeriut anekënd globit. Festivali synon t’i promovojë të drejtat e liritë e njeriut dhe demokracinë, por edhe të nxisë debate kuptimplote për çështje si të drejtat e njeriut, shoqëria civile, politika e jashtme, politika ambientale e kështu me radhë.

Çmimi Special për të Drejtat e Njeriut “Adem Demaçi”

Çmimi Special për të Drejtat e Njeriut “Adem Demaçi” i ndahet filmit “Kundër gjakmarrjes” i regjisorit Turi Finocchiaro (Francë), i cili pa sforcim dhe pa imponim, na e sjell në ekranin e...më shumë

Çmimi për Dokumentarin më të Mirë Vendor

Çmimi për Dokumentarin më të Mirë Vendor i ndahet filmit “Dy rrëfime dashurie” i regjisores Shota Bukoshi (Kosovë). Ky film, në mënyrë të thjeshtë por lucidemë shumë

Çmimi për Dokumentarin më të Mirë Ndërkombëtar

Çmimi për dokumentarin më të Mirë Ndërkombëtar i jepet filmit “Unë, familja ime jevge dhe Woody Allen” i regjisores Laura Haliloviq (Gjermani).më shumë

Lajmi

Më 16-20 dhjetor 2009 në Prishtinë mbahet edicioni i 10 i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar për të Drejta të Njeriut NJË BOTË, i organizuar nga Këshilli për Mbrojtjen e...më shumë

Promo Një Botë 2009

 

 

Sponzorët