Çmimi Special për të Drejtat e Njeriut Adem Demaçi
Çmimi Special për të Drejtat e Njeriut Adem Demaçi i ndahet filmit Kundër gjakmarrjes i regjisorit Turi Finocchiaro (Francë), i cili pa sforcim dhe pa imponim, na e sjell në ekranin e madh këtë rrëfim dhe personazhet e tij. Ky film, përmes dëshmisë së veçantë të një nëne, e cila e fal gjakun e djalit të saj, shndërrohet në një thirrje universale për falje dhe pajtim ndërmjet njerëzve. Përtej dhembjes dhe humbjes individuale, si dhe përtej dallimeve fetare, nëna Luce është personifikim i madhështisë dhe i fuqisë shpirtërore njerëzore, e cila, me energjinë dhe rrezatimin e saj vital e optimist, e vë në lëvizje krejt rrethin e saj. Filmi Kundër gjakmarjes është një rrëfim, i cili, me natyralitet dhe elegancë artistike e tejkalon teatralitetin e një atmosphere dhe situate jashtëzakonisht shpërthyese, emotive e dramatike.





















