Çmimi për Dokumentarin më të Mirë Vendor
Çmimi për Dokumentarin më të Mirë Vendor i ndahet filmit Dy rrëfime dashurie i regjisores Shota Bukoshi (Kosovë). Ky film, në mënyrë të thjeshtë por lucide, me një intonim ironik që në titullin e tij, paraqet përditshmërinë e njerëzve të përjashtuar nga përkujdesja shtetërore dhe të margjinalizuar, të cilët për shkak të diskriminimit racor dhe të pabarazisë sociale, mishërojnë vetë definicionin e pamundësisë.





















