Rregullat e aplikimit

Festivali i pranon filmat dokumentarë të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë me tema nga të drejtat e njeriut.
Vetëm dokumentarët që nuk janë përfshirë në edicionet paraprake të Festivalit NJË BOTË në Prishtinë mund të hyjnë në programin garues. Pjesëmarrja e filmit në festivale të tjera nuk e përjashton të drejtën e aplikimit në këtë Festival.

Pranohen vetëm aplikimet që përmbajnë formularin on-line të plotësuar si dhe DVD-në e filmit. Për çfarëdo problemi a kërkese na shkruani në oneworld@njebote.com ose telefononi në +377 44 234 842.

DVD-në dërgojeni te: Një Botë / KMDLNj, Rr. Nëna Terezë nr. 24/2 – I/I, Prishtinë, Kosovë. Për shkak të numrit të madh të pranimeve, kopjet e DVD-ve nuk do të kthehen.

Apliko Online
 

Çmimi për Dokumentarin më të Mirë Ndërkombëtar

Çmimi për dokumentarin më të Mirë Ndërkombëtar i jepet filmit “Unë, familja ime jevge dhe Woody Allen” i regjisores Laura Haliloviq (Gjermani). Ky film është një rrëfim personal në vetën e parë, i cili, përmes copëzave dhe imazheve autentike nga jeta nomade e familjes Haliloviq, në një version krejtësisht unik, na e krijon mozaikun e dramës së vështirë jetësore të një komuniteti, i cili, përkundër refuzimit, përpiqet të mbijetojë dhe të integrohet në një “atdhe” të ri. Rrëfimi spontan dhe personazhet e natyrshme, të plasuara me delikatesë poetike e sensibilitet lirik, e bëjnë këtë film një gjedhe artistike të papërsëritshme, origjinale dhe unike.
 

Prapa

Lajmi

Më 16-20 dhjetor 2009 në Prishtinë mbahet edicioni i 10 i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar për të Drejta të Njeriut NJË BOTË, i organizuar nga Këshilli për Mbrojtjen e...më shumë

Promo Një Botë 2009

 

 

Sponzorët