Rregullat e aplikimit

Festivali i pranon filmat dokumentarë të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë me tema nga të drejtat e njeriut.
Vetëm dokumentarët që nuk janë përfshirë në edicionet paraprake të Festivalit NJË BOTË në Prishtinë mund të hyjnë në programin garues. Pjesëmarrja e filmit në festivale të tjera nuk e përjashton të drejtën e aplikimit në këtë Festival.

Pranohen vetëm aplikimet që përmbajnë formularin on-line të plotësuar si dhe DVD-në e filmit. Për çfarëdo problemi a kërkese na shkruani në oneworld@njebote.com ose telefononi në +377 44 234 842.

DVD-në dërgojeni te: Një Botë / KMDLNj, Rr. Nëna Terezë nr. 24/2 – I/I, Prishtinë, Kosovë. Për shkak të numrit të madh të pranimeve, kopjet e DVD-ve nuk do të kthehen.

Apliko Online
 

Më 16-20 dhjetor 2009 në Prishtinë mbahet edicioni i 10 i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar për të Drejta të Njeriut NJË BOTË

Më 16-20 dhjetor 2009 në Prishtinë mbahet edicioni i 10 i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar për të Drejta të Njeriut NJË BOTË, i organizuar nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. Mund të aplikoni që tani duke e plotësuar formularin on-line dhe duke e dërguar DVD-në e filmit tuaj.

Afati i fundit për dorëzime është data 15 nëntor 2009. Ju lusim që aplikimet t’i dorëzoni sa më shpejt që të mundeni. Rezultatet e përzgjedhjes së filmave do të shpallen më së voni më datën 30 nëntor 2009. Festivali do t’i njoftojë producentët për filmat e zgjedhur.
 

Prapa

Lajmi

Më 16-20 dhjetor 2009 në Prishtinë mbahet edicioni i 10 i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar për të Drejta të Njeriut NJË BOTË, i organizuar nga Këshilli për Mbrojtjen e...më shumë

Promo Një Botë 2009

 

 

Sponzorët