Festivali i pranon filmat dokumentarë të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë me tema nga të drejtat e njeriut.
Vetëm dokumentarët që nuk janë përfshirë në edicionet paraprake të Festivalit NJË BOTË në Prishtinë mund të hyjnë në programin garues. Pjesëmarrja e filmit në festivale të tjera nuk e përjashton të drejtën e aplikimit në këtë Festival.
Pranohen vetëm aplikimet që përmbajnë formularin on-line të plotësuar si dhe DVD-në e filmit. Për çfarëdo problemi a kërkese na shkruani në oneworld@njebote.com ose telefononi në +377 44 234 842.
DVD-në dërgojeni te: Një Botë / KMDLNj, Rr. Nëna Terezë nr. 24/2 I/I, Prishtinë, Kosovë. Për shkak të numrit të madh të pranimeve, kopjet e DVD-ve nuk do të kthehen.
Më 16-20 dhjetor 2009 në Prishtinë mbahet edicioni i 10 i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar për të Drejta të Njeriut NJË BOTË, i organizuar nga Këshilli për Mbrojtjen e...më shumë