Nis edhe zyrtarisht |
|
There are no translations available.
Në kinemanë ABC në Prishtinë filloi edicioni i njëmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut Një Botë. Hapjen e edicionit të njëmbëdhjetë e bëri drejtori i festivalit Një Botë 2011, Arian Zeka i cili në vend të historikut foli për rëndësinë e vazhdimit të traditës së Festivalit si dhe falënderoi sponsorët dhe mbështetësit e tjerë që mundësuan realizimin edhe të një edicion tjetër të festivalit. Në vijim të pranishmëve iu drejtuan Kryetari i KMDLNJ-së, Pajazit Nushi, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Memli Krasniqi dhe kryetari i Klubit për Politikë të Jashtme, Veton Surroi, të cilët mes tjerash theksuan rëndësinë që ka pasur dhe që vazhdon të ketë festivali Një Botë 2011 në aspektin e promovimit dhe përmirësimit të të drejtave të njeriut. Pas këtyre fjalimeve, të pranishmit patën mundësinë të shihnin filmin dokumentar të regjisores kosovare Mrika Krasniqi “Goli Otok”. |