Një Botë 2011

  Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut (KMDLNJ), organizon edicionin e XI-të ...

You don`t Like the Truth

The meeting, never seem before, of a Canadian interrogation team with a child detained at the Gua...

Danse Macabre

For a period of time, while we believe it to be perfectly still, lifeless flesh responds, stirs and ...

Pink Saris

  Regjisori:Kim Longinotto Viti: 2010

Krimi në Drejtësi

. Tregimi se si e vuajnë pesë përsona burgun nga 10 vite për krime që nuk i kanë kryer. Si janë keq...

Goli Otok

Tri gjenerata, 40 personazhe - ish të burgosur politik, vizitojnë gërmadhat e njërit prej burgjeve...

Eye of Tiger

Stanislav Tiser është kampioni i rradhës në boks në vendin tonë dhe ai është cigan. Disa vite më ...

Try I Will

Try I will është film dokumentar që transmetohet nga eksperienca e Luigi Fatinellit. Studenti 2...

Man in Cage

Njëriu në kafaz është një tregim i një njeriu të pafat, i cili prej moshës tetë vjeqare mbahet ...

My DDR T-Shirt

Germania Lindore ishte vendi i 16 milion banorëve. Më 1990, ajo u zhduk përgjithmonë por DDR jeto...

Lone Samaritan

Samaritanët, një sekt i vogël religjioz, është duke u zhdukur. Por ata ende mbajnë rregulla të ...

The Axe & the Tree: Zimbabwe's Legacy of Political Violence

Në vitin 2008, një valë dhunë vizitoi popullin e Zimbabwes. Në kohën para zgjedhjeve presidencial...

Pink Gang

Në Indi, Uttar Pradesh, një grua lufton kundër padrejtësisë dhe dhunës nga meshkujt. Gruaja Sa...

Once Upon a Hill

Pamjet drejt detit, depertimet ne dhomat secrete, duke shkuar poshte ne qytet, duke u zhytur ne...

My Kidnapper

Me 2003 Mark Henderson ishte njërri prej tetë viktimave të zëna përderisa udhëtonin në xhungl...

Bathing Micky

Miki ka qene anëtare e një klubi lokal të larjes për më shumë se gjysmë dekade. Çdo ditë, çdo se...

I've been god in Bosnia. A life of a mercenary man.

Jeta e njëe djaloshi mercenar. Roberto Delle Fave tregon për veten e tij. Viti i Prodhimit: 2...

Karla`s Arrival

Të rritësh bebe në rrugë mund të jetë bekim. Ndjenja negative e një vajze të re për vetën e vet...

Good Morning Africa

Dokumentari i Chiara Sambuchi ndjek katër femra nga katër vende të ndryshme afrikane: Uganda, Se...

Familia

  Familia fillon në një qytet të barakave jasht qytetit të Lima-s, Peru. Katërdhjetë vj...

  • Një Botë 2011

    e enjte, 08 dhjetor 2011 22:45
  • You don`t Like the Truth

    e martë, 06 dhjetor 2011 23:29
  • Danse Macabre

    e martë, 06 dhjetor 2011 21:26
  • Pink Saris

    e martë, 06 dhjetor 2011 19:56
  • Krimi në Drejtësi

    e hënë, 05 dhjetor 2011 20:58
  • Goli Otok

    e hënë, 05 dhjetor 2011 09:43
  • Eye of Tiger

    e diel, 04 dhjetor 2011 18:24
  • Try I Will

    e diel, 04 dhjetor 2011 13:53
  • Man in Cage

    e diel, 04 dhjetor 2011 10:00
  • My DDR T-Shirt

    e shtunë, 03 dhjetor 2011 21:44
  • Lone Samaritan

    e shtunë, 03 dhjetor 2011 21:26
  • The Axe & the Tree: Zimbabwe's Legacy of Political Violence

    e shtunë, 03 dhjetor 2011 20:54
  • Pink Gang

    e shtunë, 03 dhjetor 2011 16:34
  • Once Upon a Hill

    e shtunë, 03 dhjetor 2011 16:31
  • My Kidnapper

    e shtunë, 03 dhjetor 2011 16:30
  • Bathing Micky

    e shtunë, 03 dhjetor 2011 16:29
  • I've been god in Bosnia. A life of a mercenary man.

    e shtunë, 03 dhjetor 2011 16:28
  • Karla`s Arrival

    e shtunë, 03 dhjetor 2011 16:27
  • Good Morning Africa

    e shtunë, 03 dhjetor 2011 16:26
  • Familia

    e premte, 02 dhjetor 2011 20:05

Sponsorët

Mbështetësit

Sponsorët Medial

Përmbyllet edicioni i njëmbëdhjetë i festivalit të filmit “Një Botë”

 

Dje në kinemanë ABC u përmbyll edicioni i njëmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar  të Filmit Dokumentar për të Drejtat e Njeriut “Një Botë” i cili u organizua nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut. Gjatë mbrëmjes u bë poashtu edhe ndarja e çmimeve të festivalit.

Drejtori i Festivalit Arian Zeka theksoi se ky edicion i Festivalit u karakterizua nga filma jashtëzakonisht cilësor, gjë që e bëri të vështirë vlerësimin e jurisë. Kryetari i jurisë Vehap Shita, tha se filmat e konkurrencës zyrtare të edicionit të njëmbëdhjetë nuk ishin vetëm filma dokumentarë por ishin të kombinuar edhe me elemente të artit, duke i bërë kështu më të fuqishëm në përçimin e porosisë së tyre.

Juria profesionale e përbërë nga kritiku i filmit Vehap Shita, regjisori Isa Qosja dhe drejtori ekzekutiv i KMDLNJ-së Behxhet Shala, vendosën që Çmimin e Jurisë ta ndajnë për dy filma që ishin pjesë e konkurrencës zyrtare, filmin “Banda Rozë” të regjisorit italian Enrico Bisi dhe filmin “Arritja e Karlas” të regjisorit holandez Koen Suidgeest.

Gjithashtu, u ndanë edhe dy çmime të organizatorit, ku i pari i takoi filmit të regjisores vendore Mrika Krasniqi për filmin e saj dokumentar “Goli Otok”, ndërsa çmimi i dytë i organizatorit i takoi regjisorëve Luc Côté dhe Patricio Henriquez për filmin e tyre “Nuk ju pëlqen e vërteta”.

Për rrëfimin jashtëzakonisht tronditës, siç e quajti drejtori i Festivalit Arian Zeka, të një mercenari italian i cili kishte marrë pjesë në luftërat e Ish-Jugosllavisë, çmimi “Mirënjohje e Veçantë” iu nda filmit “Kam qenë Zot në Bosnjë” të regjisorit shqiptar që jeton në Itali, Erion Kadilli.

 

 

Programi i filmave - E ENJTA 25.12.2011

15:00 - 16:35 Veshjet Sari Rozë

17:00 - 17:15 Micky Larës

17:30 - 18:30 Catenaccio A La Drnovice

18:30 - 19:30 Debat me temën Ndikimi i Korrupsionit në shoqëri

20:00 - 21:30 Familja

22:00 - 22:10 Vallëzimi makabër

 

 

Erion Kadilli dhe Enrico Bisi në Prishtinë

 

Regjisori i filmit dokumentar Kam qenë Zot në Bosnjë, Erion Kadilli nga Italia dhe regjisori i filmit dokumentar Banda Rozë (Pink Gang) Enrico Bisi poashtu nga Italia kanë arritur në Prishtinë për të marrë pjesë në shfaqjen e filmave të tyre, por edhe për të marrë pjesë në Festivalin Një Botë.

Të gjitha mediat ose personat e tjerë që janë të interesuar të kontaktojnë ose intervistojnë këta dy regjisorë duhet të paraqesin kërkesën përmes Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa ose t’i takojnë menjëherë pas shfaqjes së filmave të tyre ditën 3 – ditën e mërkurë.

 

 

Programi i filmave - E MËRKURË - 14.12.2011

 

15:00 – 15:15 Njeriu në Kafaz / Regjia: Ramadan Muçolli / Viti 2010

15:30 – 16:10 Sytë e Tigrit / Regjia: Jana Poctova / Viti 2010

16:30 – 17:10 Sëpata dhe Druri / Regjia: Rumbi Katedza / Viti 2010

17:30 – 18:10 Samaritani i Vetëm / Regjia: Barak Heymann / Viti 2010

18:30 – 20:10 Nuk ju pëlqen e vërteta / Regjia: Luc Cote, Patricio Henriquex / Viti 2010

20:30 – 21:10 Krimi në Drejtësi / Regjia: Milaim Zeka / Viti 2011

21:40 – 23:00 Kam qenë Zot në Bosnjë / Regjia: Erion Kadilli / Viti 2010

 

 

Programi i filmave E MARTË 13.12.2011

15:00 – 16:00 Do të provoj /Regjia: Susan Pilgrim / Viti 2010

16:30 – 18:00 Kidnapuesi im / Regjia: Mark Henderson / Viti 2010
18:30 – 19:00 Na ishte njëherë një kodër / Regjia: Charlotta Copcutt / Viti 2010
19:30 – 20:45 Sytë e Tigrit / Regjia: Jana Poctova / Viti 2010
21:00 – 22:30 Ardhja e Karlës / Regjia: Koen Suidgeest / Viti 2010

 

 

Nis edhe zyrtarisht

Në kinemanë ABC në Prishtinë filloi edicioni i njëmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut Një Botë.

Hapjen e edicionit të njëmbëdhjetë e bëri drejtori i festivalit Një Botë 2011, Arian Zeka i cili në vend të historikut foli për rëndësinë e vazhdimit të traditës së Festivalit si dhe falënderoi sponsorët dhe mbështetësit e tjerë që mundësuan realizimin edhe të një edicion tjetër të festivalit. Në vijim të pranishmëve iu drejtuan Kryetari i KMDLNJ-së, Pajazit Nushi, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Memli Krasniqi dhe kryetari i Klubit për Politikë të Jashtme, Veton Surroi, të cilët mes tjerash theksuan rëndësinë që ka pasur dhe që vazhdon të ketë festivali Një Botë 2011 në aspektin e promovimit dhe përmirësimit të të drejtave të njeriut.

Pas këtyre fjalimeve, të pranishmit patën mundësinë të shihnin filmin dokumentar të regjisores kosovare Mrika Krasniqi “Goli Otok”.

 
<< Fillo < Para 1 2 Tjetri > Fund >>

Faqe 1 nga 2

Orari i filmave

Katalogu

Joomla Templates and Joomla Extensions by ZooTemplate.Com
You are here: