Familia |
|
|
Familia fillon në një qytet të barakave jasht qytetit të Lima-s, Peru. Katërdhjetë vjeqarja Nati Barrientos është gati të mbyll qantën e madhe përderisa burri i saj e shikon në qetësi. Në vetëm disa orë ajo do të largohet nga familja e saj për të parën herë. Nati është duke shkuar në Spanjë për të punuar me shpresën për të sjellë diçka më të mirë për burrin dhe fëmijët e saj. Por, para se ajo të largohet, Danieli ka një pyetje për të: “A më don me të vërtetë?” Kur gruaja e tij shkon, Danieli përpiqet të ia del mbanë me punët e shtëpisë. Vëmendjen më së shumti e ka kah djali i tij tetë vjeqar, Nata. Si do t`a pranoj mungesën e nënës? Fëmijët e rritur Judith dhe Dani ende jetojnë në shtëpi, duke mos mundur të gjejnë punë të qëndrueshme dhe shtëpi të vetën. Dani gjithashtu ka vështirësi duke u përballuar me faktin se ai është bërë baba në moshë shumë të re. Kur ai fillon dhunën kundër gruas së tij të re, situata bëhet e padurueshme për të gjithë. Një ngjarje e rerfyer në mënyre të sinqertë në botën e globalizuar. Filmi përfshinë material filmik dhe fotografi që përmbanë një periudhë prej 35 vjetëve. Regjisori: Mikael Wistroem Producenti: Mikael Wistroem Viti i Prodhimit: 2010
|