Good Morning Africa |
|
|
Dokumentari i Chiara Sambuchi ndjek katër femra nga katër vende të ndryshme afrikane: Uganda, Senegali, Mozambiku dhe Lesoto. Ndeye e cila është pronare e një garazhe e quajtur Femme Motors në Dakar, duhet të mbajë balancë nga kërkesat e të qenit femër me kulturë muslimane me ndjenjën e saj të pavarësisë. Në Mozambik, Marcia përpiqet tu mësoj fshatarëve rural rëndësinë e vetë finansimit. Grace, e cila punon si motër medicinal në Lesoto, mirret me kërkesat e spitalit të stërngarkuar, duke kërkuar të dashur, dhe ankohet se është vështirë të gjindet një mashkull i mirë. Margaret udhëheq një program në radio në Uganda, të cilët tentojnë të japin informacione për kontraceptivët, për seksin e sigurt dhe çështjet që kanë të bëjnë me emancipimin e gruas. Në vendin ku dominon katolicizmi, ajo duhet të luftoj jo vetëm zakonet religjioze dhe të kultures, por gjithashtu edhe ritmin e familjes së saj. Po aq sa ështe portret i Afrikës bashkëkohore dhe i katër individeve, “Good Morning Africa” nuk kursen kompleksitetin se secila grua duhet të lëvizë, qoftë duke jap mësim për seksin e pambrojtur apo duke ja dalur me femijët, burrin apo shokët. Ende, kjo është një britmë reale nga shumë dokumentarë që trajtojnë problemet e kontinentit.
Viti i Prodhimit: 2010 Regjisori: Chiara Sambuchi Producenti: Tanja Georgieva
|