Sponsorët

Mbështetësit

Sponsorët Medial

Try I Will

Email

Try I will është film dokumentar që transmetohet nga eksperienca e Luigi Fatinellit. Studenti 22 vjeqat me sindromin Down ndjek studimet në Universitetin e Bolonjës, ai është përsoni i parë me të meta intelektuale që fiton burse studimi në programin Erasmus Mundus në Universitetin e Murcias në Spanjë. Deri para 30 viteve, shumica e përsonave me sindromin Down janë pare si pacienta që duhet të trajtohen në spital prej lindjes dhe ashtu ata janë mbyllur në institucione për trajtim. LIgji pësoi ndryshime në Itali gjithashtu edhe fati i mijëra të sëmuarve. Pastaj të gjithë ata u krhyen në shoqëri ku më pare janë konsideruar si klasë e dytë në shoqëri. Megjithatë Luigi Fantinelli, që vuan nga sindromi Down, ja del mbanë duke i kaluar, një nga një, të gjitha sfidat e programit të edukimit sa që arrin të vazhdoj universitetin dhe të fitoj burse studimi nga Erasmus. Nuk është vetëm thjersht një storie e guximit dhe përpjekje përsonale. Është një frut multi-disciplinar, projekt human dhe profesional i ndërrmarë nga përsonat që me bindje ju ndihmojnë atyre me të meta drejt një jete aktive në shoqëri. Është lavdëruese tendenca e Luigit (hapja dhe sinqeriteti) se si qaset në shoqëri. Për një vit të tërë duke filluar në Maj 2009 Luigi shoqërohet me kamerë nga ku merr hapat më të rëndësishëm të udhëtimit të tij. Në Shtator 2009, Luigi lëviz në Bolonja, ku qëndron një javë ne një banesë me studentë të tjerë të cilët e pranojnë sfidën të banojnë me një djalosh të ri me sindromin Down. Për Luigin është hera e ndjenja e parë e të qëndruarin larg hapësirave familjare dhe ai përjeton një jetë të re. Aventura e tij pëson një kthesë në Janar 2010, me projektin Erasmus, nga ku shkon të vazhdoj Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Murcias ku qëndron 6 muaj. Bota moderna ofron neve shumë storie të ndryshme. Kjo është njëra nga ato storiet, një ilustrim i dëshirës për të jetuar jetën.

Viti i Prodhimit: 2010

Regjisori: Susan Pilgrim

Producenti: Susan Pilgrim

 

Orari i filmave

Katalogu

You are here: