Sponsorët

Mbështetësit

Sponsorët Medial

 

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut (KMDLNJ), organizon edicionin e XI-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar për të Drejtat e Njeriut “Një Botë” nga data 12 deri më 16 dhjetor 2011 në Prishtinë dhe në Graçanicë.

Edicioni i sivjetmë i Festivalit Një Botë do të nisë të hënën më 12 dhjetor, në një ngjarje e cila do të fillojë nga ora 19.30 në kinemanë ABC në Prishtinë. Gjatë ditës së parë dhe gjatë 4 ditëve të tjera vijuese, do të shfaqen 20 filma, të cilët njëherit do të jenë pjesë e konkurrencës zyrtare, prej të cilëve 17 do të jenë filma të autorëve ndërkombëtarë dhe 3 filma të autorëve vendorë. Të gjithë filmat do të garojnë për dy çmime zyrtare të festivalit, "Çmimin e Jurisë" dhe "Çmimin e Organizatorit".

E veçanta e këtij edicioni do të jetë edhe shfaqja e filmave dokumentarë edhe në Komunën e Graçanicës.

 

 

Orari i filmave

Katalogu

You are here: